Eurobondi – Ekonomisti Meka për ATSH-në: Potencial më i lartë investimesh të huaja

45
0
SHARE

Eurobondi – Ekonomisti Meka për ATSH-në: Potencial më i lartë investimesh të huaja

Artikulli Copy Right from ata.gov.al

TIRANË, 2 tetor /ATSH/- Ekonomisti Elvin Meka u shpreh për ATSH-në, se emetimi i Eurobondit me këta tregues që kërkon Shqipëri, nënkupton një vend dhe ekonomi me siguri më të lartë në sytë e investuesve të huaj, çka në të ardhmen mund të përkthehet në një potencial më të lartë investimesh të huaja, pasi nënkuptohet një rrezik besueshmërie (credit risk) më i ulët.

Meka, profesor i shkencave të ekonomisë tha se, Shqipëria del për herë të tretë në tregun ndërkombëtar të kapitaleve për të emëruar Eurobod, i cili shpresohet që të emetohet me një kupon më të ulët se ai i Eurobond-it ekzistues, që do të thotë shpenzime buxhetore më të ulëta (për interesa) dhe afate më të gjata maturimi, ku afati i synuar shkon praktikisht në 7 vjet, nga 5 që ka Eurobond-i aktual.

Eurobondi i tretë – Priten interesa më të ulëta

Shqipëria doli sot për herë të tretë në tregjet financiare ndërkombëtare për marrë hua deri në 500 milionë euro, përmes emetimit të Eurobondit, me afat maturimi 5-7 vjet.

Në vitin 2010, qeveria shqiptare emetoi me sukses eurobonde në vlerën e 300 milionë eurove, me një kupon prej 7.5%, ndërsa në vitin 2015 shuma e emetuar arriti në 450 milionë euro dhe kuponi zbriti në 5.75%.

Tendenca e normave të interesit për obligacionet shqiptare ka qenë pozitive, edhe falë rënies së përgjithshme të normave të interesit në tregjet financiare. Pritshmëritë e Ministrisë së Financave janë për të siguruar norma më të ulëta interesi në emetimin e të martës.

Eurobondet ose Obligacionet në euro

Obligacionet në euro apo eurobondet janë letra borxhi afatgjatë në monedhën e përbashkët europiane. Titujt e huamarrjes në euro janë instrumente likuide, që investitorët të cilët i zotërojnë mund t’i tregtojnë lirshëm në bursa. Një tregtim i tillë pothuajse nuk ekziston për obligacionet në lekë, për arsyen e vetme se tregu dytësor dhe bursa në Shqipëri ende janë të pazhvilluara. Tregtimi dytësor, në fakt, përbën një lloj barometri në kohë për vlerën reale të tregut të këtyre instrumenteve dhe besimin që emetuesi gëzon në tregje. /e.xh/r.e/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here