FORD Mustang GT500, Eleanor, 1967
Motori: 7051 cm3, 8 cilindra
Dimensionet:
Gjatësia: 4,663 mm
Gjerësia: 1,801 mm
Largësia midis akseve: 2,743 mm.
FORD Mustang GT500, 1967 i përket gjeneratës së parë të FORD për veturat e fuqishme sportive amerikane, ”muscle car” (me mbi 500 kuaj fuqi). Kjo mbetet ndër seritë më të famshme sportive (Grandturism – GT), jo vetëm të FORD, por për të gjithë industrinë automobilistike në botë. Gjatë kësaj gjenerate, që zgjati nga 1964-1973, u shitën vetën në SHBA mbi 2 milionë cope vetura, ku vetëm ajo e vitit 1967 u shit në mbi 470,000 copë.
Seria ”Mustang” e FORD, vijon ende sot e kësaj dite të jetë në prodhim me gjeneratën e gjashtë dhe përbën një prej sukseseve më të mëdha tregtare të FORD, duke shërbyer si referencë e veturave të fuqishme sportive amerikane.
Modeli eshtë i dizenjuar nga dizenjatori i famshëm amerikan Joseph E. Oros, Jr., i cili ishte një dizajner shumë i talentuar, njëkohësisht artist, skulptor, dizajner industrial (kryesisht pajisjesh shtëpiake) dhe piktor . Ai punoi përreth 21 vjet me FORD, duke dizenjuar dy prej modeleve ikona te FORD: “Mustang” dhe “Thunderbird”. Modeli në foto është prodhuar me lejen e FORD nga firma e famshme modifikuese amerikane SHELBY (e shquar për modelet COBRA).