Home Koleksioni i makinave BENZ PATENT-MOTORWAGEN

BENZ PATENT-MOTORWAGEN

40
0
SHARE

BENZ PATENT-MOTORWAGEN, 1886
Motori: 954 cm3, 1 cilindër, benzinë 
Shpejtësia: 16 km/h

BENZ PATENT-MOTORWAGEN 1886 është automobili i parë i patentuar në botë, fryt i mendjes gjeniale të inxhinierit të talentuar gjerman CARL BENZ. Përpara Carl BENZ ishte Gottlieb DAIMLER që patentoi i pari në botë (në 1883) një motor benzine me djegie të bendshme, por i takon merita Carl BENZ-it, që patentoi i pari një automobil të plotë (motor dhe shasi).

Si ky prototip u ndërtuan gjithsej vetëm 25 copë. Fakti interesant është se i gjithë zhvillimi i Motorwagen-it u financua nga bashkëshortja e Carl BENZ-it, Bertha BENZ, e cila po të jetonte në kohët moderne do e kishte licencuar patentën në emrin e saj (gjë që ishte e ndaluar në kohën kur u patentua automobili në fjalë). I takon Bertha BENZ-it idea për aplikimin e frenave me çepa lëkure në rrotat e pasme, që më vonë u përdor nga vetë Carl BENZ.

Shpejtësia maksimale që arrinte ky automobil ishte 16 km/h.

Modeli në ekspozitë (format 1:43) është kopja origjinale e automobilit të parë në botë. Modeli është i mbuluar me një kapak akriliku dhe është i detajuar në të gjithë pjesët përbërëse të tij.

SHARE
Previous articleCADILLAC deVILLE 1963
Next articleDODGE Monaco 1974 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here