BMW 327, 1937
Motori: 1,971 cm3, 6 cilindra
Dimensionet:
Gjatësia: 4,500 mm
Gjerësia: 1,600 mm
Largësia midis akseve: 2,750 mm.
BMW 327 është vetura e parë sportive, e prodhuar nga BMW në vitin 1937. Prodhimi i saj zgjati deri në vitn 1941, periudhë gjatë të cilës u prodhuan 1,124 copë kabriolet dhe 178 copë coupé. Vetura u dizenjua nga Fritz Fiedler and Peter Szymanowski, në bashkëpunim me “Autenrieth coachbuilding company”, në Darmstadt, si një veturë sportive 2+2.
Kjo ishte ndër veturat e vetme sportive të viteve ’30 që arrinte shpejtësi mbi 125 kmh dhe ishte tejet e dalluar për aerodinamikën e saj tejet elegante. Sor e kësaj dite, ky mbetet nga modelet më ekskluzivë të prodhuar ndonjëherë nga BMW, gjatë gjithë historisë së saj.
Vetura u prodhua në qytetin Eisenach, të landit të Turigisë, që në atë kohë përbente qendrën kryesore të prodhimit të veturave për BMW-në. Pas Luftës së Dytë Botërore, uzina e Eisenach, ra nën kontrollin e BRSS-së (në Gjermaninë Lindore), ku prodhimi i këtij modeli, tashmë nën logon EMW (dhe jo BMW), vijoi deri në vitin 1952.
Modeli në ekspozitë është i formatit 1:18.