Home Koleksioni i makinave BUGATTI 59

BUGATTI 59

107
0
SHARE

BUGATTI 59, 1934

Motori: 3,300 cm3, 8 cilindra

Dimensionet: 
Gjatësia: 3,744 mm
Gjerësia: 1,490 mm
Largësia midis akseve: 2,597 mm.

 

Bugatti 59, i përket gjeneratës së vetura sportive të garave të viteve ‘30. E ndërtuar thuajse në koncept identik me modelin 57, me dizenjimin e saj u bënë disa modifikime, me qëllim sigurimin e një ecurie më të mirë në gara (motor i pozicionuar më poshtë, për uljen e qendrës së rëndesës) dhe shasia ishte e mbushur me vrima, për të ulur peshën e veturës.

Modei 59 i Bugatti u prodhua gjatë periudhës 1933 – 1936 dhe vetëm 6 ose 7 copë prej tyre u prodhuan (për qëllime gare). Vetura kishte një motor prej 8 cilindrash, që prodhonte një fuqi motorike të pazakontë prej 250 kuaj-fuqi. Vetura ishte me kuti manuale të ndërrimit të shpejtësisë dhe leva e marsheve ishte e pozicionuar në pjesën e jashtme të veturës dhe sistemi i frenimit ishte me kabllo dhe jo hidraulik. Si pasojë e konservatorizmit ekstrem të Ettore Bugatti, vetura përmbante shumë pjesë dhe mekanizma tradicionalë, në dallim nga prodhuesit gjermanë dhe italianë të garave, që përdornin tekonolgji dhe pajisje shumë më të avancuara.

Vetura e parë u përfundua për të debutuar në French Grand Prix në 1934. Kjo veturë nuk ishte konkurruese dhe suksesi i saj i vetëm i madh ishte në 1934 me Reve Dreyfus. Kjo veturë fitoi gjithsej vetëm 4 cmime të mëdha deri në vitin 1937.

Modeli ne foto ka formatin 1:18 dhe është i vitit 1934.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here