Home Koleksioni i makinave BUGATTI ROYALE 1930

BUGATTI ROYALE 1930

110
0
SHARE

BUGATTI ROYALE 1930
Motori: 12,763 cc cm3, 8 cilindra 
Dimensionet: 
Gjatësia: 6,400.8 mm 
Gjerësia: 2,096 mm 
Largësia midis akseve: 4,300 mm.

Bugatti Royale, ose siç njihet edhe si Type 41, është vetura më e madhe luksoze e ndërtuar ndonjëherë në botë, që nga fillimi i industrisë automobilistike. Quhej “Royale” pasi u disenjua dhe prodhua me qëllimin e përdorimit ekskluziv të saj vetëm nga mbretërit, monarkët dhe krerët e shteteve, kryesisht në Europë.

Ajo u prodhua nga 1929 në 1933 nga shoqëria e prodhuesit të famshëm dhe ekscentrik me origjinë italiane, Ettore Bugatti: “Bugatti Automobiles S.A.S.” në qytetin Molsheim, në krahinën e Alsasës, Francë. Telajo e saj u prodhua nga Ludwig Weinberger në Mynih, Gjermani.

Përmasat e kësaj veture janë ekstreme (mbi 6 m e gjatë) ndërkohë që lartësia e kapakut të motorit arrin deri në lartësinë rreth 1.4 m, ndërkohë që disqet prej alumini ishin rreth 600 mm (24 inch). Për kohën kur u prodhua, por deri sot, kjo veturë mban rekordin për motorin më të madh, si kapacitet dhe madhësi fizike, ndërkohë që arrinte shpejtësi mbi 200 km/orë, me vetëm 3 marshe. Si kjo veturë u prodhuan vetëm 6 copë (të cilat janë të plota edhe sot) dhe secila prej tyre ishte e ndryshme nga të tjerat, si në paraqitje të brendshme dhe të jashtme, edhe në kapacitet motori. Teknikisht motori i kësaj makine nuk ishte gjë tjetër vetëm gjysma e një motori avioni, të projektuar më parë nga Ettore Bugatti.

Mbreti Zog I kërkoi me insistim të blejë një veturë të tillë, por Ettore Bugatti pas darkës personale që pati me Mbretin Zog, refuzoi kategorikisht t’ja shiste një veturë të tillë atij me arsyetimin: “Sjellja e tij në tavolinë ishte jashtë çdo logjike”!

Faktikisht asnjë prej këtyre veturave nuk iu shit ndonjë monarku, apo kreu shteti në Europë.

Një pjesë e madhe motorëve “Royale” u përdorën si motorë të vendosur në cift ose tre rradhë, për lokomotivat e trenave të Hekurudhës Kombëtare Franceze, SNCF. Fatkeqësisht asnjë prej këtyre motorëve nuk ekzistojnë sot.

Modeli ne ekspozite ka formatin 1:18 dhe është kopje identike e ekzemplarit që Ettore Bugatti përdorte si veturë personale dhe quhet Bugatti Royale Coupe Napoleon, i vitit 1930, që ka një kapacitet motori prej 14,700 cc.

SHARE
Previous articleHORCH 855
Next articleCADILLAC Fleetwood 75

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here