Home Koleksioni i makinave CADILLAC deVILLE 1963

CADILLAC deVILLE 1963

23
0
SHARE

CADILLAC deVILLE 1963
Motori: 6384 cm3, 8 cilindra 
Dimensionet: Gjatësia: 5,664 mm 
Gjerësia: 2,024 mm 
Largësia midis akseve: 3,289 mm.

CADILLAC de VILLE 1963 i përket brezit të dytë të prodhimit të serisë deVILLE, të prodhuara nga CADILLAC (pjesë e grupit GENERAL MOTORS), gjatë viteve 1961-1964.

Seria de Ville e CADILLAC, filloi prodhimin në vitin 1949, me Coupe de Ville, një seri prestigjoze e “Series 62” luksoze të CADILLAC.

Modeli eshtë i dizenjuar nga dizenjatori i famshëm amerikan Bill Mitchell, i cili u punësua që 23 vjec e më tej gjithë kohën e tij të punës nga GENERAL MOTORS (mbi 42 vjet), duke dizenjuar modelet më të spikatura dhe të bujshme të makinave luksoze te GENERAL MOTORS.

Modeli në ekspozitë është kopja origjinale e veturës së përdorur në filmin “Njeriu me shenjë” (Scarface) i vitit 1983, me aktorin AL PACINO. Gjithashtu, modeli shoqërohet dhe me një figurinë (11 cm) të vetë aktorit Al Pacino, i veshur me kostumin tipik të bardhë me këmishë të zezë, si në film, duke mbajtur në dorë puron kubaneze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here