Home Koleksioni i makinave CADILLAC Fleetwood 75

CADILLAC Fleetwood 75

81
0
SHARE

CADILLAC Fleetwood 75 – 1940
Motori: 5.678 cm3, 8 cilindra 
Dimensionet: 
Gjatësia: 5,796 mm 
Gjerësia: 1,971 mm 
Largësia midis akseve: 3,581 mm.

CADILLAC Fleetwood 75 – 1940 i përket brezit të dytë të prodhimit të serisë Fleetwood, të prodhuara nga CADILLAC (pjesë e grupit GENERAL MOTORS), gjatë viteve 1936-1940.

Seria Fleetwood e CADILLAC, filloi prodhimin në vitin 1936, për të vijuar deri në vitin 1976, si dhe gjatë periudhës 1984 – 1987, një seri prestigjoze dhe superluksoze CADILLAC. Ne vitin 1940 u shitën vetëm 959 copë Fleetwood 75. Karroceria e veturës prodhohej nga firma amerikane e karrocevie Fleetwood, që prodhonte ekskluzivisht sipas porosive të prodhuesve më luksozë të makinave të kohës.

Modeli CADILLAC Fleetwood 75 ishte i pari që përdori kutinë automatike të ndërrimit të shpejtësisë (kambio) të tipit Hydramatic, duke qenë vetura e parë luksoze që përdorte një kambio plotësisht automatike, e që prodhohej në seri, pas përdorimit fillestar dhe eksperimetal te saj te OLDSMOBILE.

Modeli u dizenjua nga dizenjatori i famshëm amerikan Harley Earl, qe ishte dhe shefi i parë i dizajnit i emëruar në General Motors. Ai ishte i pari që futi konceptin e modelimit dhe dizajnit të makinave me plastelinë (baltë) në industrinë e makinave, lyerjen e makinave me dy ngjyra, stopeve te tejzgjatura te makinave të viteve ’50, e mbi të gjitha, futjen e idesë së ”concept car” (pra makinës konceptuale), për qëllime dizenjimi, informimi dhe marketingu, që sot është normë për të gjithë prodhuesit e automobilave në botë, kur marrin pjesë në panaire.

Modeli në ekspozitë është i formatit 1:18 dhe kopje e veturës origjinale të përdorur në filmin “KUMBARI” (GODFATHER) i vitit 1972, me aktorët MARLON BRANDO dhe AL PACINO. Faktitisht, ky model makine në film nuk është i rastësishëm, pasi ajo ishte në realitet makina e preferuar e vet familjes Korleone në Nju Jork, gjatë viteve ’40. Gjithashtu, modeli shoqërohet dhe me një figurinë (10.5 cm) të aktorit Marlon Brando, i veshur me kostumin tipik të zi me papion, si në film.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here