Home Koleksioni i makinave CORD 812 Supercharged Phaeton

CORD 812 Supercharged Phaeton

130
0
SHARE

CORD 812 Supercharged Phaeton, 1937

Motori: 4729 cm3, 8 cilindra

Dimensionet:

Gjatësia: 4,801 mm 
Gjerësia: 1,956 mm 
Largësia midis akseve: 3,175 mm.

Cord ishte një veturë luksoze e prodhuar nga CORD AUTOMOBILE në Connersville, Indiana, SHBA, si pjesë e Auburn Automobile Company. Ajo u prodhua për dy vjet, nga 1936 deri në 1937.

CORD Model 812 debutuan në New York Auto Show në 1935 and dhe korri një sukses të menjëhershëm, për shkak të dizajnit sensacional të saj. Vetura u dizenjua nga dizenjatori i famshëm Gordon Miller Buehrig, ish-shefi i dizenjimit të një tjetre superveture luksoze amerikane, DUESENBERG, së bashku me dizenjatorët Alex Tremulis dhe Vincent E. Gardener. Kjo veturë mbetet një nga modelet më të veçanta të shekullit të XX dhe revista AMERICAN HERITAGE, në vitin 1996, e ka cilësuar atë si “Vetura më e Bukur Amerikane”. Edhe Muzeu i Artit Modern e ka vlerësuar këtë model si më origjinali, në vitin 1951.

CORD u prodhua kryesisht si model kabriolet me dy dyer, me 4/5 ulëse dhe ishte vetura simbol dhe shumë e përdorshme nga bankierët, tregtarët e letrave me vlerë, komisionarët, brokerat dhe financierët e Wall Street-it në New York.

CORD ishte një veturë novatore, që aplikoi për herë të parë në Amerikë diferencialin në aksin e parë dhe për herë të parë në botë, fenerët e palosshëm (të mbyllur). Vetura kishte si standard në kroskot edhe radion, pajisje që u bë standarde në të gjithë veturat shumë vite më vonë.

Vetura arrinte shpejtësinë 100 km/orë për 13.2 sekonda. Shpejtësia maksimale arrinte në 164 km/orë, me një kuti shpejtësie me 4 raporte.

Modeli në koleksion është i madhësisë 1:18.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here