DODGE Monaco 1974
Bluesmobile – Blues Brothers
Motori: 7,200 cm3, 8 cilindra
Dimensionet:
Gjatësia: 5,601 mm
Gjerësia: 2,014 mm
Largësia midis akseve: 3,099 mm.
DODGE Monaco 1974 i përket brezit të tretë të kësaj serie, të prodhuara nga CHRYSLER, gjatë viteve 1974-1977.
Kjo është linja luksoze e veturave DODGE, e futur në prodhim fillimisht në vitin 1964, deri në vitin 1992, pasi DODGE përgjithësisht identifikohet si prodhues i makinave të fuqishme sportive amerikane (American muscle cars).
DODGE Monaco 1974 u bë vetura popullore e përdorur nga policia në vitin 1974, por kulmi i suksesit të këtij modeli erdhi nga përdorimi i tij në filmin ”Blues Brothers”, ku u mbiquajt ”Bluesmobile”.
Modeli në ekspozitë (format 1:18) është kopja e veturës origjinale të përdorur në filmin “ Blues Brothers” (1980) me John
Belushi dhe Dan Aykroyd. Modeli paraqitet në versionin e filmit, kur vëllezërit Blues njoftonin për koncertin e tyre, i bërë pis me baltë dhe me një altoparlant të montuar mbi kabinë.