Home Koleksioni i makinave HORCH 855

HORCH 855

28
0
SHARE

HORCH 855, 1938

Motori: 4,911 cm3, 8 cilindra, benzinë

Dimensionet:

Gjatësia: 5,230 mm 
Gjerësia: 1,810 mm 
Largësia midis akseve: 3,300 mm.
Shpejtësia maksimale: 140 km/h

Horch i përket serisë së makinave elitare superluksoze dhe sportive (granturismo) të prodhuesve gjermanë të viteve ’30, e ideuar nga mendja gjeniale e inxhinierit dhe projektuesit virtuoz gjerman August Horch, themeluesi dhe krijuesi i prodhuesit madhështor të makinave, që më vonë do bëhej AUDI (emrin e kësaj kompanie A.Horch e krijoi nga versioni latinisht i mbiemrit të tij: Horch – forma urdhërore e “degjoj”). August Horch kishte qenë drejtues i lartë te BENZ (kur ishte prodhues i pavarur dhe jo i bashkuar me Daimler dhe Maybach) dhe konsiderohej si një prej novatorëve në industrinë automobilistike gjermane, duke futur i pari konceptin e motorit me 8 cilindra në veturat HORCH, që në fillimet e shekullit XX.

Horch 855 Spezial-Roadster (dyvendëshe) është modeli më i rrallë, më luksoz dhe më i veçantë i serisë së të gjithë veturave të kësaj marke prodhuese, pasi nga 1938 deri në 1939 u prodhuan vetëm 7 copë të tilla, secila me tipare të ndryshme (përveç telajos së jashtme). Prototipi i parë i kësaj veture iu shit Hermann Göring, numri dy i regjimit nazist, shefi famëkeq i GESTAPO-s, komandant suprem i Luftwaffe-s, kryetar i Reichstag-ut dhe ideatori i kampeve të përqendrimit.

Telajo e kësaj veture u realizua nga shoqëria e famshme gjermane e prodhimit të karrocerive të veturave, Gläser, në Dresden dhe ishte ndër makinat më të shtrenjta të kohës, me një çmim prej rreeth 22,000 Reichsmarks (rreth 150,000 $ sot), si dhe konkurrent i drejtpërdrejtë i Mercedes-Benz 500K, që ishte standardi europian dhe botëror i veturave luksoze dyvendëshe.

Shpejtësia maksimale që arrinte ky automobil ishte 140 km/h.

Nga 7 veturat e prodhuara vetëm 3 janë sot në botë, ndërkohë që njëra prej tyre ishte në pronësi të ish-presidentit të rrëzuar ukrainas Viktor Yanukovich. Kjo kopje veture rezulton tashmë e zhdukur dhe nuk mund te identifikohet pronari aktual.

Modeli në ekspozitë (format 1:18) është kopja origjinale e automobilit të parë të prodhuar për këtë qëllim.

SHARE
Previous articleBMW 327
Next articleBUGATTI ROYALE 1930

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here