Home Koleksioni i makinave LINCOLN SS-100-X (Lincoln Continental)

LINCOLN SS-100-X (Lincoln Continental)

75
0
SHARE

LINCOLN SS-100-X (Lincoln Continental), 1961

Motori: 7,000 cm3, 8 cilindra

Dimensionet: 
Gjatësia: 6,444 mm
Gjerësia: 1,996 mm
Largësia midis akseve: 3,962 mm.

LINCOLN Continental SS-100-X është emri i koduar nga ana e Shërbimit Sekret të SHBA-së për veturën presidenciale, që u përdor nga Presidenti Amerikan, z. John F. Kennedy.

Seria “Continental” i përket gjeneratës së katërt të veturave luksoze LINCOLN, të prodhura nga FORD Corporation, me disa shkëputje, që nga viti 1939 deri në vitin 2002. Modeli eshtë i dizenjuar nga disenjatori Elwood Engel, që ishte shefi disenjator i Chrysler Corporation nga viti 1961 deri në 1974. Ky model konsiderohet si kryevepra e këtij disenjatori, duke u shndërruar dhe në një sukses të menjëhershëm tregtar për vetë LINCOLN-in.

Vetura bazë u modifikua nga shoqëria e specializuar Hess & Eisenhardt, në bashkëpunim me Advanced Vehicles Group të FORD-it, me kërkesë të shërbimit sekret. Fillimisht FORD planifikoi që t’ia jepte me qira Shtëpisë së Bardhë, por ishte këmbëngulja e vetë Presidentit Kenedi, që vendosi ta blejë këtë limuzinë speciale, e cila ishte e para veturë presidenciale me ajër të kondicionuar. Një nga aspektet e veçanta të saj ishin dyert model “suicide” (me mentesha prapa per dyert e pasme). Edhe pas vrasjes së Presidentit Kenedi kjo shërbeu si limuzina presidenciale për Presidentin Lyndon Johnson, deri në vitin 1967, duke qenë në shërbim të Shtëpisë së Bardhë deri në vitin 1978, për t’iu dorëzuar Muzeut “Henry Ford” në Dearborn, Michigan.

Modeli në ekspozitë është kopja origjinale (format 1:24) e limuzinës me të cilën udhëtonte Presidenti Kenedi dhe Zonja e Parë Zhaklina, kur u krye atentati fatal me pasojë vdekjen e tij, në “Dealey Plaza” në Dallas, Teksas, në datë 22 nëntor 1963.

SHARE
Previous articleFORD Mustang GT500, Eleanor
Next articleBMW 327

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here