Home Koleksioni i makinave MERCEDES BENZ 230E

MERCEDES BENZ 230E

90
0
SHARE

MERCEDES BENZ 230E, 1982

Motori: 2,307 cm3, 4 cilindra 
Dimensionet: 
Gjatësia: 4,725 mm 
Gjerësia: 1,786 mm
Largësia midis akseve: 2,795 mm.

Mercesdes – Benz 230 E (ose W123) i përket gjeneratës së veturave ekzekutive të Mercedes Benz, të futura në prodhim që në vitin 1968. Konkretisht, Mercedes – Benz 230E i përket gjeneratës së dytë, që pasoi W114 dhe W115 (Benz-at me fenerë vertikalë), duke përdorur thuajse të njëjtën shasi si gjenerata e parë e tyre. Modelet e koduara W123 (që i përket dhe seria 230 E) janë gjenerata më e shitur dhe e suksesshme e Mercedes –Benz, me mbi 2.7 milionë copë, dhe kjo seri (gjeneratë e dytë) vijoi prodhimin deri në vitin 1985, kur u zëvendësua nga W124 (ose nga Benz-i me llaska).

Modeli 230 E është modeli i dytë më i suksesshëm i kësaj gjenerate, pas të famshmit 240 D (shumë i mirënjohur në Shqipëri), për sa i përket numrit të shitjeve në botë. Ky model, sikundër dhe shumë modele të tjerë të Mercedes – Benz nga 1975-1999 u projektua dhe dizenjua nga dizenjatori italian me famë botërore Bruno Sacco, që është një prej dizenjatorëve më të mirë të të gjitha kohërave për vetura.

Kjo është linja ekzekutive (pra jo luksoze si S-Class) mesatare e veturave MERCEDES – BENZ. Kjo gjeneratë pati një sukses të madh në Gjermani dhe porosia për një veturë të tillë të re mund të shkonte në periudhë pritje deri në një vit, duke nxitur kështu tregun e zi për dorëzimin e shpejtë të porosive.

Modeli në ekspozitë është i formatit 1:18 dhe përmban vetëm një pasqyrë, siç e ka patur dhe versioni origjinal i veturës së prodhuar në realitet. Ky model i vitit 1982, dallon lehtësisht nga jashtë nga modelet paraardhëse pasi i ka fenerët katërkëndorë, ndërsa ato paraardhës, ishin të rrumbullakët

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here