Home Koleksioni i makinave Pierce-Arrow SILVER ARROW

Pierce-Arrow SILVER ARROW

91
0
SHARE

Pierce-Arrow SILVER ARROW, 1933 
Motori: &,566 cm3, 12 cilindra, benzinë

Dimensionet: 
Gjatësia: 6,590 mm 
Gjerësia: 1,810 mm
Largësia midis akseve: 3,530 mm.
Shpejtësia maksimale: 185 km/h

Silver Arrow, e ndërtuar nga shoqëria Pierce Arrows ne vitin 1933, ishte një automobil koncept (jo dizajn zyrtar per prodhim për shitje). Makina u dizenjua nga dizenjatori Phillip O. Wright dhe praktikisht u ndërtuan vetëm 5 copë të tilla, brenda një periudhe rekord prej 3 muajsh, kryesisht për qëllim ekspozimi në panairet e makinave në Çikago dhe Nju Jork të vitit 1933. Aktualisht janë vetëm 3 copë në ekzistencë.

Kjo ishte një supermakinë luksi, konkurrente e drejtpërdrejt CADILLAC dhe DUISENBERG, që kishte si grup interesi super të pasurit dhe ofrohej me një çmim prej 10,000 USD, duke synuar të nxiste kërkesën konsumatore mes të pasurve, në Amerikën e goditur rëndë nga Depresioni i Madh. Në Panairin e Çikagos dhe te Nju Jorkut të vitit 1933 kjo veturë i impresionoi të gjithë, kryesisht për përmasat e saj të jashtëzakonshme (mbi 6 metra), por dhe me risitë që solli në aspektin teknik, mekanik, e mbi të gjitha, aerodinamik dhe të revolucionarizimit të telajos. Në aspektin teknik dhe mekanik vetura risitë konsistonin në friksionin automatik dhe frenat elektrike, ndërkohë që kjo veturë vendos bazat dhe pikën e kthesës në dizenjimin e automobilave për vitet ‘40 e në vijim duke sjellë një koncept të ri për aerodinamikën e veturave dhe format e telajos. Jo më kot shoqëria prodhuese Perece Arrows përdori për këtë veturë sloganin: “Kjo ju jep automobilin e 1940-ës në vitin 1933”. Konkretisht, për herë të parë në vitet ’30 parafianket e automobilit konceptohen si një trup i integral edhe me kapakun e motorit, duke dalë nga paraqitjet klasike të tyre, veçmas (kapakut te motorit). Gjithashtu, goma rezervë e saj nuk gjendet më në pjesën e mbrapme, por pozicionohet e fshehur ne parafianko, midis gomës së përparme majtas dhe derës së shoferit.

Ky lloj dizajni aerodinamik, ku çatia e veturës zbret uniformisht deri në bishin e saj, influencoi fort gjithë firmat automobilistike gjatë viteve 40 dhe 50, në dizenjimin e telajove të veturave. Me këtë automobil fillon përfundimisht epoka e formave aerodinamike dhe e testimit të tyre në tunelin e ajrit.

Shpejtësia maksimale që arrinte ky automobil ishte 185 km/h, një rekord për kohën, me një motor 12 cilindërsh.

Modeli në ekspozitë (format 1:18) është kopja e origjinalit të automobilit të parë të prodhuar për këtë qëllim.

SHARE
Previous articleCADILLAC Fleetwood 75
Next articleBUGATTI 59

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here